Erdhi momenti i Anjeza Shahinit
Data 08/08/2008 19:05 Autor Xhino Hits 60
Print Pdf Email RSS
Pas Eurovizionit, nata e mbrëmshme, ka qenë më e rëndësishmja në karrierën e këngëtares Anjeza Shahini. Më në fund, ajo e mbajti premtimin e dhënë, duke publikuar albumin e saj të parë, i cili dje në mbrëmje u prezantua në një nga diskot verore në plazhin e Golemit. Plot 5 vjet që nga hera e parë që u ngjit në skenën e “Ethet e së premtes”, ku edhe u promovua si një ndër artistet më të talentuara, Anjeza sjell me vokalin e saj të fuqishëm 9 këngë, nën siglën “Erdhi momenti”.

Dhe sigurisht që ky ishte momenti i duhur për të sjellë këngë që flasin 100 për qind për dashurinë. “Këngët përmbajnë shumë pak trishtim apo lot dhe pjesa dërrmuese e tyre sjellin pjesën më të bukur të kësaj ndjenje”, është shprehur Anjeza, kthyer me vokalin e saj, emocionet që u ngjalli vite më parë gjithë shqiptarëve, kur u ngjit në skenën e Eurovizion.

Por mbrëmë mes miqve të saj më të ngushtë, ajo është ndier po kaq krenare, duke shtrënguar në dorë CD-në e albumit të parë, që do të jetë dhurata më e bukur që ajodo t’u bëjë fansave në këtë sezon të nxehtë. Kënga shoqërohet me një videoklip, i cili është realizuar nga Max Production dhe do të jetë pjesë e ekraneve shqiptare duke filluar që sot, me imazhe të cilat do të sjellin një Anjezë krejt ndryshe nga sa mund ta keni imagjinuar.

ALBUMI
Promovimi i albumit “Erdhi momenti”, është bërë në një nga diskot verore në Golem, aty ku miqtë më të ngushtë të këngëtares janë ftuar për të zbuluar surprizën e saj të fundit. Dhe, në fakt, Anjeza ka ditur të justifikojë këtë vonesë, madje në momentin e duhur. Ka qenë pikërisht koha që ajo kishte planifikuar, në vigjilje të 5-vjetorit në skenë, për t’u lançuar zyrtarisht në tregun muzikor shqiptar me një album. Madje, titulli i albumit është zgjedhur nga vetë Anjeza, e cila shpjegon se ky album për të është si një ditëlindje. “Kompakt-diskun e titullova ‘Erdhi momenti’ dhe pagëzimin e tij e kam bërë teksa dëgjoja për herë të parë këngën e shkruar nga Adrian Hila”, thotë ajo. Nëse titujt e këngëve mund të duken paksa monotonë, në fakt, tema kryesore e tyre mbetet dashuria, të cilës Anjeza i këndon fuqishëm, edhe pse nuk dihet ende nëse në jetën e saj ka realisht ndonjë person. Në cd përfshihen 9 këngë, mes të cilave “Erdhi momenti”, “Veten s’e gjetëm”, “Shuhem & ndizem me ty”, “Nëse dyshon”, “Lot pendimi”, “Kur jelarg”, “Lamtumirë” dhe “Nga zero”. Për të finalizuar punën e saj, Shahini ka bashkëpunuar me kompozitorët Adrian Hila, Pirro Çako dhe Gent Myftarai. Ndërkohë që një surprizë për sa i takon teksteve të këngëve, mbeten katër prej tyre, të cilat kanë si autore motrën e këngëtares, e cila i ka besuar vargjet e saj Anjezës. Përsa u takon rrymave, më e dashura, e cila edhe spikat në këtë album mbetet ajo pop, por nuk mungojnë as pop-rok dhe ai klasik. Pas prezantimit të këngës dhe videoklipit për miqtë e saj, Anjeza ka kënduar për miqtë e të ftuarit edhe dy këngë nga albumi i saj, ndërsa pas kësaj, të gjithë kanë festuar duke kërcyer nën ritmet e këngëve të albumit “Erdhi momenti”.

RIKTHIMI I ANJEZËS
Në vjeshtën e vitit të shkuar, Anjeza Shahini u kthye zyrtarisht në Tiranë, pas përfundimit të studimeve për kanto në një nga konservatorët më të njohur në Vjenë. Qëllimi i studimeve ishte për të përmirësuar vokalin e saj më shumë drejt rrymave pop dhe duket se këtë ndryshim ajo e tregoi gjatë prezantimit në “Kënga Magjike”, ku edhe u vlerësua me çmimin e Kritikës. Madje, vetë këngëtarja gjatë intervistave ka theksuar se investimi i saj 2-vjeçar në kryeqytetin e muzikës, Vjenë, i ka shërbyer për të qenë më e përgjegjshme për muzikën që këndon, të ketë më tepër informacion, si dhe të fitojë një eksperiencë perëndimore. Dhe pas kësaj, më në fund ajo ia ka arritur qëllimit final: një album për fansat dhe një hap më përpara në karrierën e saj muzikore.

There are no comments.
Videot e Rastit
Thumbnail
Thumbnail
Thumbnail
Login
Hi Vizitor
IP: 38.103.63.62

Emri Juaj
Fjalekalimi
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Takohu.com 2008.
Kjo uebfaqe mirëmbahet nga staffi "Dardania". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Dardanis". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.
Vizitorė nė Linjė