Bosët filmikë të kompanisë, Universal Pictures, kanë konfirmuar se Brad Pitt ka nënshkruar një kontratë për të marrë pjesë në filmin e Quentin Tarantinos për Luftën e Dytë Botërore, "Inglorious Bastards".
Regjisori i filmit, “Pulp Fiction”, kishte shkuar në Francë muajin e kaluar për t’u takuar me Pitt dhe e ka bindur aktorin ta pranojë rolin e një të ‘pagdhenduri’ nga Tennessee i cili grumbullon një grup ushtrash çifuto-amerikan.
Xhirimi i filmit do të fillojë në tetor në Gjermani, ndërsa Tarantino shpreson se filmi do të jetë i gatshëm deri në majin e vitit të ardhshëm, për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.
Kjo uebfaqe mirëmbahet nga staffi "Dardania". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Dardanis". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.