Vëllai i Madonnas thotë se superylli i muzikës pop është fajtorja kryesore për dështimin e karrierës së saj filmike, pasi që ajo kërkon shumë kontroll në filmat e saj.
Karriera lëkundëse filmike e Madonnës, ka përfshirë disa filma të mirë, sidomos filmin “Evita” i cili ka marrë kritika shumë pozitive nga analistët e filmit, mirëpo këngëtarja nuk ka arritur ta përsëris të njëjtin sukses të këndimit edhe në aktrim.
“Kur ajo ua le në dorë kontrollin profesionistëve, ajo mund të prodhojë filma si ‘Evita’ apo ‘Desperately Seeking Susan’. Ajo mund të aktrojë, mirëpo gabon në zgjedhjen e filmave dhe dëshiron shumë kontroll në dorë”, ka thënë Ciccone.
Kjo uebfaqe mirëmbahet nga staffi "Dardania". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Dardanis". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.