Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila sapo ka publikuar videon e parë muzikore, është duke punuar që së shpejti ta nxjerr albumin e ri.
Klipi i parë muzikor i këngëtares tanimë të afirmuar në mbarë trevat shqiptare mban një titull shumë të thjeshtë, “Thurje”, me tekst, muzikë dhe orkestrim të Florit, ndërsa video-incizimi është realizuar në Maqedoni.
“Subjekti flet për historitë që shkojnë e vijnë dhe shpeshherë thuhen të njëjtat fjalë rreth tyre, vetëm emrat e personazheve ndryshojnë. Vetëm dy emra arrijnë të thuren e të përbëjnë atë që quhet dashuri e vërtetë”, është cituar Eneda nga “Korrieri”.
Kjo uebfaqe mirëmbahet nga staffi "Dardania". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Dardanis". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.