Siç duket fama e ka bërë këngëtaren e re nga Shqipëria, Olta Boka, që të largohet nga gjimnazi publik, "Sami Frasheri", dhe të orientohet drejt një shkolle private.
Olta si 15-vjeçare fitoi çmimin kryesor të Festivalit Kënga në RTSH dhe pastaj e përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Evropian të këngës në Beograd.
Këto dy evenimente të mëdha e kanë ndryshuar plotësisht jetën e saj duke e bërë atë vajzën më të njohur në Tiranë. Prandaj do të ishte e pazakontë nëse një e famshme si Olta do të ndiqte mësimet në një gjimnaz të zakonshëm.
Mësohet se këngëtares i është bërë një ftesë nga drejtuesit e shkollës së re dhe kjo është arsyeja që e ka bërë atë të ndërrojë ambient duke u bërë imazhi kryesor i shkollës.
Kjo uebfaqe mirëmbahet nga staffi "Dardania". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Dardanis". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.