Këngëtarja, Aurela Gaçe, është gjithmonë e fshehtë për të treguar kur vjen puna për jetën e saj private. E vetmja e re është ndryshimi e shpeshtë i dukjes së saj. Çdo rikthim i saj në Tiranë pasohet me një pamje të re.
Sipas “Panoramës”, ajo këto ditë ndodhet në Tiranë për të shkuar në pushime të shkurtra në Budva me prindërit dhe motrën, pa treguar diçka më shumë.
“Nuk kam asgjë të re, për të thënë, kur të kem natyrisht që do ta them”, kanë qenë fjalët e këngëtares.
Aurela Gaçe, sapo ka përfunduar një këngë me Ardit Gjebrean. Kthimi i saj në Shqipëri për punë dhe për t’u kënaqur, bën që ajo të qëndrojë më gjatë në vendlindje.
Kjo uebfaqe mirëmbahet nga staffi "Dardania". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Dardanis". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.