Video-xhirimet e konsideruara si ‘tabu’ nga Poni, tani janë shndërruar në fiksim. Këngëtarja nga Vlora ka vendosur të xhirojë tre klipe të menjëhershme të cilat do t’i lëshojë në televizionet shqiptare.
Një këngë me kompozim të Edi Balilit, tanimë është duke e xhiruar në Ohër në produksionin e të regjisorit maqedonas, Aleksandër.
Subjekti i klipit e paraqet Ponin si një nuse. Ajo ka pohuar se bashkë me regjisorin do të mundohen të krijojnë imazhin e një nuseje shqiptare në momentin e martesës.
Kjo uebfaqe mirëmbahet nga staffi "Dardania". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Dardanis". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.